Looks Aren't Everything. Believe Me, I'm a Model — Cameron Russell
Full transcript · TED · en
Cameron Russell's 2012 TEDxMidAtlantic talk on image, modeling, and what we judge people on.
Want a transcript like this for your own video?
Free, no signup. Drag and drop an audio or video file — get text back in ~30 seconds.
AI summary
Modelja Cameron Russell diskuton se si perceptimi i vetes dhe ndjenja e denjësisë ndikojnë në lidhjet njerëzore dhe cënueshmërinë.
Key insights
- •Russell ndan historinë e saj si kërkuese-tregimtare dhe përjetimet e saj me turpin dhe cënueshmërinë.
- •Ajo thekson rëndësinë e lidhjeve njerëzore dhe se si ndjenja e cënueshmërisë ndikon në to.
- •Guximi për të qenë i papërkryer është një cilësi e rëndësishme për të ndërtuar lidhje të thella.
- •Russell sugjeron se për të jetuar plotësisht, duhet të përqafojmë cënueshmërinë dhe të besojmë se jemi të denjë për dashuri dhe përkatësi.
- •Ajo argumenton se ne shpesh mpijmë emocionet e vështira, duke ndikuar negativisht në gëzim dhe mirënjohje.
Summary generated by AI from the transcript below. May contain minor inaccuracies.
Transcript
00:00Translator: Armela Mancellari Reviewer: Helena Bedalli
00:15Po e filloj me një histori:
00:17Rreth dy vjet më parë më telefonon një planifikuese eventesh
00:19sepse isha ftuar për të mbajtur një fjalim.
00:21Më merr në telefon dhe më thotë,
00:23"Nuk di se si
00:25të të përshkruaj në pamfleten që do të shpërndaj."
00:27Mendova, "Dakord, cili është problemi?"
00:29Ajo m'u pergjigj, "Dëgjo, të ndoqa në një fjalim,
00:31dhe mendoj se mund të të quaj kërkuese, besoj,
00:34por kam frike se nëse të përshkruaj si kërkuese nuk do të vijë asnjeri,
00:36sepse do të mendojnë se je e mërzitshme dhe jashtë teme."
00:38(Të qeshura)
00:40Dakord.
00:42Dhe më pas vazhdoi, "Ama ajo që më pëlqeu nga fjalimi yt
00:44është se ti tregon histori.
00:46Kështu që them të të quaj tregimtare."
00:49Dhe normale, pjesa akademike dhe e pasigurt tek unë
00:52u përgjigj, "Si the se do të më quash??"
00:54Planifikuesja tha, "Do të të quaj tregimtare."
00:57Dhe unë, "Jopo Zana e Malit."
01:00(Të qeshura)
01:03I thashë, "Më lër të mendohem dy sekonda."
01:06U përpoqa t'i thërras kurajos sime.
01:09Dhe mendova, në fakt unë jam tregimtare.
01:12Unë merrem me kërkim cilësor.
01:14Mbledh histori njerëzore; ky është profesioni im.
01:16Në fund të fundit, ndoshta historite janë thjesht të dhëna që kanë shpirt.
01:19Dhe ndoshta unë jam thjesht një tregimtare.
01:21Kështu që ia ktheva, "E di çfarë?
01:23Pse nuk më përshkruan si kërkuese-tregimtare."
01:26Ajo më përgjigjet, "Haha. Nuk ka diçka të tillë."
01:29(Të qeshura)
01:31Kështu, unë jam një kërkuese-tregimtare,
01:33dhe sot do ju flas për --
01:35po flasim për zgjerim përceptimesh --
01:37dua t'ju flas dhe do t'ju tregoj ca histori
01:39për një pjesë të punës sime kërkimore
01:42që zgjeroi thelbësisht përceptimin tim
01:45dhe vërtet ndryshoi mënyrën se si jetoj e dashuroj
01:48dhe punoj e kryej funksionin e prindit.
01:50Dhe këtu nis historia ime.
01:52Në fillimet e mia si kërkuese, kur isha studente doktorature,
01:55në vit të parë kisha një profesor kërkimi
01:57që na tha,
01:59"Kini parasysh,
02:01nëse diçka nuk mund të matet, ajo nuk ekziston."
02:04Në fillim mendova se po më merrte me të mira.
02:07I thashë, "Vërtet?" ma ktheu, "Absolutisht."
02:10Tani, duhet të kuptoni
02:12që unë jam diplomuar për punë sociale; kam Master në punë sociale,
02:14dhe po bëja doktoraturën për punë sociale;
02:16domethënë gjatë gjithë karrierës sime akademike
02:18kam qenë e rrethuar nga njerëz
02:20që në një farë mënyre besonin se
02:22jeta është rrëmujë, duhet ta dashurosh atë.
02:25Dhe unë besoj në ketë: jeta është rrëmujë,
02:27pastroje, rregulloje
02:30fute në kuti dhe merre me vete në pune për drekë.
02:32(Të qeshura)
02:34Dhe kështu mendoja se e kisha gjetur zgjidhjen,
02:37të ngre një karriere që më çon drejt --
02:40vërtet, një nga shprehjet e mëdha të punës sociale
02:43është të mësohesh me vështirësitë e punës.
02:46Thashë me vete: Futi një shkelm vështirësive,
02:49hiqi qafe, dhe merr vetëm 10a.
02:51Kjo ishte mantra ime.
02:54Isha shumë e dhënë pas kësaj.
02:56Mendova, e di çfarë, kjo lloj karriere më përshtatet,
02:59se mua më interesojnë temat e ndërlikuara.
03:02Ama dua të jem në gjëndje ti qartësoj.
03:04Dua ti kuptoj.
03:06Dua të kem mundësinë ti zhbiriloj
03:08gjërat që unë e di që janë të rëndësishme
03:10dhe tua tregoj të gjithëve çfarë kam gjetur.
03:12Fillimisht fillova të studioj lidhjet.
03:15Sepse pas 10 vitesh punë si punonjëse sociale,
03:18arrin të kuptosh
03:20që lidhjet shpjegojne pse jemi këtu.
03:23Lidhjet i japin qëllim dhe kuptim jetëve tona.
03:26Kjo është e vetmja gjë për t'u kuptuar.
03:28Nuk ka rëndësi nëse flet me njerëz
03:30që punojnë në drejtësi sociale, shëndet mendor, abuzim apo neglizhencë,
03:33ajo që dimë është që lidhjet,
03:35aftësia për t'u ndjerë të lidhur, është --
03:38kështu jemi kurdisur në mënyrë neurobiologjike --
03:41kjo është arsyeja pse jemi në këtë botë.
03:43Prandaj mendova të nis me lidhjet.
03:46E keni parasysh atë lloj situate
03:49kur merr vlerësimin nga eprori,
03:51dhe të liston 37 gjëra në të cilat shkëlqen,
03:54dhe një gjë -- një "mundësi për zhvillim"?
03:56(Të qeshura)
03:58Mendja të rri vetëm tek ajo "mundësia për zhvillim", apo jo?
04:02Mesa duket kështu funksionon edhe puna ime,
04:05sepse kur njerëzit i pyet për dashurinë,
04:08ata të flasin për vuajtjet nga dashuria.
04:10Kur i pyet njerëzit për përkatësinë,
04:12do të të flasin për eksperiencat më të tmerrshme
04:15të të ndjerit të përjashtuar.
04:17Dhe kur i pyet njerëzit për lidhjet,
04:19historitë që më tregonin kishin të bënin me mungesën e lidhjeve.
04:22Kështu që shumë shpejt -- pas rreth vetëm 6 javë kërkimesh --
04:25hasa në një fenomen të pashpjeguar
04:28që i zbërthen lidhjet
04:31në një mënyre që atëhere nuk e kuptoja dhe nuk e kisha hasur kurrë më parë.
04:34Kështu që e lashë mënjanë kërkimin
04:36dhe mendova, më duhet ta kuptoj çfarë është kjo.
04:39Si përfundim doli që ishte turpi.
04:42Dhe turpi mund të kuptohet shumë lehtë
04:44si frika e humbjes së lidhjeve.
04:46A ka diçka tek unë
04:48që, nëse njerëzit e dinë apo e shohin,
04:51do të më bëjë të padenjë për të pasur lidhje me të tjerët?
04:54Dy gjëra mund t'ju them për këtë:
04:56është universale; të gjithë e kemi.
04:58Të vetmit njerëz që nuk e kanë ndjenjën e turpit
05:00janë ata që nuk janë të aftë të krijojnë lidhje njerëzore, nuk kanë ndjeshmëri njerëzore.
05:02Askush nuk do të flasë për të [turpin]
05:04dhe sa më pak flet për të, aq më shumë e ke.
05:09Ajo që e ushqen këtë ndjenjë turpi,
05:11mendime të tipit "S'jam e mirë sa duhet," --
05:13të gjithë e njohim këtë lloj ndjenje:
05:15"Nuk jam ...... sa duhet, Nuk jam aq e hollë sa duhet,
05:17e pasur mjaftueshëm, e bukur sa duhet, e zgjuar sa duhet,
05:19e promovuar mjaftueshëm."
05:21Ajo që ushqen këto ndjenja
05:23ishte ndjenja toruruese e cënueshmërisë,
05:26ideja që,
05:28në mënyrë që vendosja e lidhjeve të ndodhë,
05:30duhet ta lejojmë veten që të shikohet nga të tjerët,
05:33vërtet të shikohet.
05:35Dhe e dini cfarë mendoj unë për cënueshmërinë? E urrej.
05:38Mendova me vete, ky është shansi që më jepet
05:40për ta luftuar e mposhtur me metrin tim.
05:43Do t'i hyj me kokë, do ta kuptoj deri në fund këtë fenomen,
05:46do shpenzoj një vit, do e zbërthej totalisht turpin,
05:49do kuptoj si funksionon cënueshmëria,
05:51dhe do e mposht duke u treguar me e zgjuar se ajo.
05:54Isha gati dhe shumë entuziaste.
05:59Siç e dini, nuk do përfundojë dhe aq mirë.
06:01(Të qeshura)
06:04E keni parasysh vetë.
06:06Mund t'ju flas gjithë ditën për turpin,
06:08po do më duhej të merrja borxh kohën e të gjithëve.
06:10Por, mund t'ju them se cili është thelbi --
06:13dhe kjo mund të jetë një ndër gjërat më të rëndësishme që kam mësuar
06:16gjatë 1 dekade të kërkimit mbi këtë ndjenjë.
06:19Ai 1 vit që kisha menduar në fillim
06:21u zgjat në 6 vjet,
06:23me mijëra histori,
06:25qindra intervista të gjata, grupe fokusi.
06:28Në një pikë njerëzit filluan të më dërgonin fletë ditari
06:30me historitë e tyre --
06:33mijëra të dhëna në gjashtë jet.
06:36Dhe në një farë mënyre ia mora dorën.
06:38Arrita të kuptoj çfarë ishte turpi,
06:40dhe si funskionon.
06:42Shkruajta një libër,
06:44publikova një teori,
06:46por diçka nuk më ecte --
06:49cfarë nuk ecte ishte kjo:
06:51po t'i merrja njerëzit e intervistuar
06:53dhe t'i ndaja në njerëz
06:56që kishin vërtet ndjesinë e të qenit të denjë --
06:59se këtu rrotullohet githcka,
07:01tek ndjesia e të qenit të denjë --
07:03ata kanë ndjesi shumë të fortë dashurie dhe përkatësie --
07:06dhe në njerëz që luftojnë për të,
07:08dhe njerëz që gjatë gjithë kohës pyesin veten nëse janë të mirë sa duhet.
07:10Kishte vetëm një ndryshore
07:12që ndante njerëzit që kanë
07:14ndjesi shumë të fortë dashurie dhe përkatësie
07:16nga ata që vërtet luftojnë fort për ta pasur këtë ndjesi.
07:18Ja cfarë ishte: njerëzit që kanë
07:20ndjesi të fortë dashurie dhe përkatësie
07:22besojnë se janë të denjë për dashuri dhe përkatësi.
07:25Vetëm kaq.
07:27Ata besojnë se ia vlejnë.
07:30Dhe për mua, pjesa më e vështirë
07:33e asaj që na mban jashtë lidhjeve,
07:36është frika se mos nuk jemi të denjë për të pasur lidhje.
07:39Kjo ishte diçka që si personalisht ashtu edhe profesionalisht
07:41ndjeja se kisha nevojë ta kuptoja më mirë.
07:44Çfarë bëra?
07:47Mora gjithë intervistat
07:49ku pashë shenja vetë-vlerësimi, pra ku kishte njerëz që jetonin duke menduar që ishin të denjë,
07:52dhe vetëm i studiova.
07:55Çfarë kanë të përbashkët këta njerëz?
07:57Unë kam një varësi "të vogël" ndaj zyrës,
07:59po nejse, muhabet tjetër ai.
08:02Kisha një dosje dhe një laps me ngjyrë,
08:05dhe po mendoja, si do ta titulloj këtë kërkim?
08:07Dhe fjalët e para që më erdhën ndërmend
08:09ishin 'me zemër të madhe'.
08:11Këta janë njerëz me zemër të madhe, që jetojnë me një ndjenjë të thellë denjësie.
08:14E shkruajta titullin në krye të dosjes,
08:17dhe fillova të studioj të dhënat.
08:19Në fakt kjo ishte gjëja e parë që bëra,
08:21katër ditë
08:23analizim intensiv të dhënash,
08:26ku iu ktheva gjithçkaje që kisha, nxorra intervistat, nxorra historitë, të gjitha rastet.
08:29Cila është tematika? Cili është motivi i përbashkët?
08:32Im shoq u largua nga qyteti bashkë me fëmijët,
08:35se unë gjithmonë bëhem si e fiksuar kur punoj,
08:38dhe vetëm shkruaj e shkruaj
08:40dhe s'bëj dot asgjë tjetër veç kërkimit.
08:43Ja çfarë zbulova:
08:47E përbashkëta e tyre
08:49ishte ndjesia e të guxuarit.
08:51Dhe më lejoni shkurtimisht të shpjegoj dallimin mes guximit dhe trimërisë.
08:54Guximi, sipas përkufizimit fillestar të fjalës
08:56kur hyri në gjuhën angleze --
08:58vjen nga fjala latine 'cor', që do të thotë zemër --
09:01pra kuptimi fillestar
09:03ishte të tregosh cili je me gjithë zemër.
09:06Kështu njerëzit që unë analizova
09:08kishin, me pak fjalë, guximin
09:10për të qenë jo të përkryer.
09:13Kishin dhembshurinë
09:15për t'u sjellë mirë me veten e tyre njëherë e më pas me të tjerët,
09:18sepse, siç rezultoi, nuk mund të tregojmë dhemshuri ndaj të tjerëve,
09:21nëse nuk sillemi mirë me veten tonë.
09:24Tipar tjetër i përbashkët ishte lidhja
09:26dhe --kjo ishte pjesa më e vështirë --
09:28si rezultat i vërtetësisë së këtyre personave,
09:31ata ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga të qenurit kush ata mendonin se duhet të ishin
09:34për të qenë ata që janë vërtet.
09:36diçka që duhet bërë patjetër
09:39për të pasur lidhje.
09:43Një gjë tjetër e përbashkët
09:45ishte kjo:
09:50Ata e përqafojnë plotësisht cënueshmërinë.
09:55Ata besonin se
09:58çka i bënte të cënueshëm
10:01u jepte bukuri.
10:05Nuk thonin që cënueshmëria
10:07ishte e rehatshme,
10:09por as që ishte torturuese,
10:12siç deklaronin te intervistuarit e tjerë, gjatë kërkimit tim mbi turpin.
10:14Thonin vetëm që është e domosdoshme.
10:18Flisnin për dëshirën
10:20për të thënë "Të dua" i pari,
10:23dëshirën
10:26për të bërë diçka
10:28pa pasur garanci,
10:31vullnetin
10:33për të marrë frymë lirisht kur prisnin telefonatën e mjekut
10:35pas një mamografie.
10:38Ata janë të gatshëm të investojnë në një lidhje
10:41që mund ose jo të funksionojë.
10:44Këta te intervistuar mendonin se kjo është thelbësore.
10:47Personalisht mendova se kjo ishte tradhëti.
10:50Nuk më besohej që isha betuar t'i qendroja besnike
10:53kërkimit --
10:55përkufizimi i kërkimit
10:57është të kontrollosh dhe parashikosh, të studiosh fenomene,
11:00për arsyen e vetme
11:02që të kontrollosh e të parashikosh.
11:04Dhe tani misioni im
11:06për të kontrolluar e parashikuar
11:08me nxorri para syve përgjigjen që mënyra më e mirë për të jetuar është me cënueshmëri,
11:11dhe jo duke kontrolluar dhe parashikuar.
11:14Kjo çoi në një krizë 'të vogël' --
11:17(Të qeshura)
11:21-- që më ngjan më shumë me këtë.
11:24(Të qeshura)
11:26Dhe e bëra.
11:28Unë i vura emrin krizë, terapistja ime e quan rizgjim shpirtëror.
11:32Rizgjimi shpirtëror tingëllon më mirë se krizë,
11:34po ju siguroj se ishte një krizë.
11:36I lashë mënjanë të dhënat dhe shkova të gjej një terapist.
11:38Më lejoni t'ju them diçka: rasti më i mirë për të njohur veten është
11:41kur të merrni në telefon miqtë dhe t'i pyesni, "Mendoj se më duhet një terapist.
11:44A më rekomandon dot njeri?"
11:47Sepse pesë nga miqtë e mi m'u përgjigjën,
11:49"Uoooo. Unë s'do të kisha marrë përsipër."
11:51(Të qeshura)
11:54Dhe unë ia ktheja, "E çfarë do të thuash me këtë?"
11:56Ata më përgjigjeshin, "Thjesht po them, e ke parasysh,
11:59mos merr metrin tënd të gjykimit me vete."
12:01Dhe unë, "Dakord".
12:06Kështu që gjeta një terapiste.
12:08Në takimin e parë me të, Dianën --
12:11mora me vete listën time
12:13me mënyrat e jetesës së atyre me zemër të madhe, dhe u ula.
12:16Diana më tha, "Si je?"
12:18Unë ia ktheva, "Shumë mirë. Jam shumë mirë."
12:21Ajo mu kthye, "Cili është problemi?"
12:23Tani, unë jam një terapiste që shkon te terapisti,
12:26se dhe ne na duhet të shkojmë te terapisti,
12:28se na pëlqejnë dënglat e tyre.
12:31(Të qeshura)
12:33I thashë,
12:35"Problemi im është që kam një luftë të brendshme."
12:37"Çfarë të mundon?", tha ajo.
12:39"Kam një problem me cënueshmërinë", i thashë.
12:42Dhe unë e di që cënueshmëria është thelbi
12:45i turpit dhe frikës
12:47dhe luftës sonë për të qenë të denjë,
12:49por duket se është dhe pikënisja
12:52e gëzimit, krijimtarisë,
12:55përkatësisë, dashurisë.
12:57Mendoj se kam një problem,
12:59dhe kam nevojë për ndihmë."
13:02"Megjithatë" - i thashë -
13:04"mos më hap biseda për familjen,
13:06fëmijërinë, e kësi dënglash."
13:08(Të qeshura)
13:10"Thjesht kam nevojë për strategji."
13:13(Të qeshura)
13:17(Duartrokitje)
13:20Faleminderit.
13:24Terapistja tund kokën.
13:27(Të qeshura)
13:29"Aq keq është, ë?", i thashë.
13:32Ajo më tha "S'është as mirë, as keq."
13:35(Të qeshura)
13:37"Eshtë thjesht kështu siç është."
13:39"O Zot," - thashë me vete, - "s'qenka për të pritur ndonjë gjë të hajrit".
13:42(Të qeshura)
13:45Si përfundim shkoi dhe mirë, dhe keq.
13:47Zgjati rreth një vit.
13:50Në përgjithësi ka njerëz
13:52që kur e kuptojnë se cënueshmëria dhe përzemërsia janë të rëndësishme,
13:55dorëzohen dhe fillojnë t'i përqafojnë këto ide.
13:58E para: Unë nuk jam një nga këta njerëz,
14:00dhe e Dyta: Une as nuk shoqërohem me njerëz të tillë.
14:03(Të qeshura)
14:06Për mua ishte një vit i gjatë dyluftimi të ashpër.
14:09Ishte vërtet një betejë e dhunshme psikologjikisht.
14:11Cënueshmëria më shtynte, e unë e shtyja mbrapsht.
14:13E humba betejën,
14:16por mendoj se rifitova jetën time.
14:18Kështu që iu ktheva kërkimit tim
14:20dhe shpenzova dy vitet e ardhshme
14:22duke u munduar të kuptoja se çfarë bënin njerëzit me zemër të madhe,
14:25cilat ishin zgjedhjet e tyre,
14:27dhe çfarë marrëdhënieje kemi ne
14:29me cënueshmërinë.
14:31Pse e luftojmë aq shumë?
14:33A jam vetëm unë duke luftuar me cënueshmërinë?
14:36Jo.
14:38Po ju tregoj ç'mësim nxorra.
14:41Ne e mpijmë cënueshmërinë --
14:44kur jemi duke pritur atë telefonatën e rëndësishme.
14:46Ishte për të qeshur në fakt; dërgova një mesazh në Twitter dhe Facebook
14:48ku pyesja, "Si e përkufizoni cënueshmërinë?
14:50Çfarë ju bën të ndiheni të cënueshëm?"
14:52Dhe brenda një ore e gjysmë, kisha 150 përgjigje.
14:55Doja të dija
14:57çfarë mendojnë njerëzit.
15:00T'i kërkoj ndihmë bashkëshortit,
15:02sepse jam e sëmurë, dhe sapo jemi martuar;
15:05të marr iniciativën për seks me bashkëshortin tim;
15:08të marr iniciativën për seks me bashkëshorten;
15:10të më refuzojnë; ti kërkoj dikujt të dalim;
15:13të pres për telefonatën e doktorit;
15:15të më pushojnë nga puna; të pushoj njerëz nga puna --
15:18kjo është bota në të cilën jetojmë.
15:20Jetojmë në një botë të cënueshme.
15:23Dhe një nga mënyrat që zgjedhim për t'u përballur me të
15:25është të mpijmë cënueshmërinë.
15:27Dhe mendoj se ka prova --
15:29dhe kjo nuk është e vetmja arsye që provat ekzistojnë,
15:31por mendoj që është një shkak i rëndësishëm --
15:33ne jemi brezi më i mbytur nga borxhet,
15:37më obez,
15:40brezi me më shumë varësi fizike e psikologjike, e të mbytur me ilaçe
15:43në historinë e SH.B.A.
15:48Problemi me këtë përqasje -- dhe këtë e mësova nga kërkimi --
15:51qëndron në pamundësinë për të mpirë emocionet në mënyrë selektive.
15:55Nuk mund të thuash, ja ku i kam gjërat e këqia.
15:58Kjo është cënueshmëria, ky është pikëllimi, ky turpi,
16:00kjo frika, e ky zhgënjimi.
16:02Nuk dua ti ndjej këto gjëra.
16:04Hajde tani po pi ca birra e po ha një copë kek.
16:07(Të qeshura)
16:09Nuk dua ti kem këto ndjenja.
16:11E kuptoj dhe që e qeshura juaj është e qeshur pohuese.
16:13Unë fitoj bukën e gojës duke hyrë në jetët tuaja.
16:16O Zot.
16:18(Të qeshura)
16:20Nuk mund të mpish ndjenjat e vështira
16:23pa mpirë edhe emocionet e mira.
16:25Nuk mund të mpish në mënyrë selektive.
16:27Kështu që duke u munduar të mpijmë ndjenjat 'e këqia'
16:30mpijmë dhe gëzimin,
16:32mpijmë mirënjohjen,
16:34mpijmë lumturinë.
16:36Dhe pastaj ndihemi të mjerueshëm,
16:39jemi gjithë kohën duke kërkuar për një qëllim dhe kuptim në jetë,
16:41ndihemi të cënueshëm,
16:43dhe si përfundim pimë nja dy birra dhe hamë një copë kek.
16:46E gjitha kjo kthehet më pas në një cikël të rrezikshëm.
16:51Besoj se një nga gjërat për të cilën duhet të fillojmë të mendojmë
16:54është pse dhe si i mpimë ndjenjat.
16:56Dhe nuk është e thënë që ka të bëjë vetëm me varësinë.
16:59Dicka tjetër që ne bëjmë
17:01është ta quajmë të sigurt cdo gjë të pasigurt.
17:05Feja është kthyer nga besim dhe mister
17:08në diçka të sigurt.
17:10Unë e kam mirë, ti gabim. Mbylle gojën.
17:13Kjo është e gjitha.
17:15Qënkemi të sigurt.
17:17Sa më shumë frikë kemi, aq më të cënueshëm jemi,
17:19e aq më shumë frikë kemi.
17:21Kështu duket sikur funksionon politika sot.
17:23Nuk ka më bisedë.
17:25Nuk ka më bashkëbisedim.
17:27Ka vetëm fajësim.
17:29A e dini si e përshkruajnë fajin kërkuesit?
17:32Si një mënyrë për të shkarkuar dhimbjen dhe vështirësinë.
17:36Ne duam gjithcka perfekte.
17:38Të gjithë duam që jeta jonë të jetë perfekte
17:41po nuk funksionon ashtu.
17:43Se e di cfarë bëjmë: marrim dhjamë nga të ndenjurat tona
17:45dhe e vendosim në faqe.
17:47(Të qeshura)
17:50Gjë për të cilën shpresoj, pas 100 vjetësh,
17:52njerëzit do shohin pas dhe do thonë "Wow".
17:54(Të qeshura)
17:56Dhe më e keqja është që ne injektojmë perfeksionizmin
17:58tek fëmijët tanë.
18:00Më lejoni t'ju tregoj ç'mendoj për fëmijët.
18:02Ata janë të programuar për të luftuar që kur lindin.
18:05Dhe kur mban në krahë ato krijesa të vogla perfekte,
18:08detyra jonë nuk është të themi "Shiko sa perfekte që është.
18:10Detyra ime është thjesht që ta mbaj perfekte --
18:12të sigurohem që futet në skuadrën e tenisit që në klasë të pestë, dhe në Yale në klasë të shtatë."
18:15Në fakt nuk është kjo detyra jonë.
18:17Detyra jonë është që t'i themi,
18:19"E di cfarë? Nuk je perfekte, dhe je programuar për ta luftuar,
18:22por je e denjë për dashuri dhe përkatësi."
18:24Kjo është detyra jonë.
18:26Po të kemi një brez fëmijësh që rriten në këtë mënyrë,
18:28mendoj se do i jepnim fund probleme që shohim sot.
18:31Ne pretendojmë që veprimet tona
18:35nuk ndikojnë tek njerëzit.
18:38E bëjmë këtë gjithë kohës në jetën private.
18:40Të njëjtën gjë bëjnë dhe korporatat --
18:42qoftë një shpëtim falimenti, një derdhje nafte,
18:44një tërheqje e produkteve të dëmshme nga tregu --
18:46pretendojmë që veprimet tona
18:48nuk kanë ndonjë impakt të madh tek njerëzit që na rrethojnë.
18:51Unë do i thoja këtyre kompanive, që kjo nuk është sfida jonë e parë.
18:55Duhet thjesht të jemi autentikë dhe të vërtetë
18:57dhe të themi, "Na vjen keq.
18:59Do ta rregullojmë."
19:05Por ka edhe një mënyrë tjetër, dhe me këtë do përfundoj.
19:07Kjo është ajo që kam zbuluar:
19:09le ta lejojmë veten tonë të shikohet nga të tjerët,
19:11të shikohet thellësisht,
19:13në mënyrë të cënueshme;
19:16le të dashurojmë me gjithë shpirt,
19:18edhe pse nuk kemi garanci --
19:20dhe kjo është vërtetë e vështirë,
19:22ua them si prind, është tepër e vështirë --
19:27të praktikojmë mirënjohjen dhe gëzimin
19:30në momentet tona më të vështira,
19:32atëherë kur mendojmë, "A mundem vërtet të të dua kaq shumë?
19:34A mund të besoj në këtë gjë me kaq pasion?
19:36A mund të jem i ashpër për dicka?"
19:39thjesht të jemi në gjendje të ndalojmë për një moment, dhe në vend që të mendojmë se gjithkca do jetë katastrofike,
19:41të themi, "Jam thjesht mirënjohëse,
19:44sepse të ndihem e cënueshme do të thotë që jam ende gjallë."
19:48Dhe e fundit, që është dhe më e rëndesishmja,
19:51duhet të besojmë se jemi të mirë sa duhet..
19:54Sepse kur pikënisja e gjerave është
19:56fjalia "Unë jam e mirë sa duhet,"
20:00fillojmë të mos bërtasim më dhe fillojmë të dëgjojmë,
20:04jemi më të dashur e më të sjellshëm ndaj njerëzve që na rrethojnë,
20:06e jemi më të dashur e më të sjellshëm ndaj vetes sonë.
20:09Kaq kisha. Faleminderit.
20:11(Duartrokitje)
This transcript was made the same way Mictoo can transcribe yours.
Drop any audio or video file (MP3, MP4, M4A, WAV, OGG, WebM, FLAC — up to 25 MB), get text back in ~30 seconds. Free, no signup, with AI summary included.
Transcribe your own video →More transcripts
Transcript generated from the original YouTube video. Captions courtesy of YouTube/the original creator.