mictoo

The Happy Secret to Better Work — Shawn Achor

Full transcript · TED · en

Shawn Achor's 2011 TEDxBloomington talk on positive psychology and reversing the happiness-success formula.

Want a transcript like this for your own video?

Free, no signup. Drag and drop an audio or video file — get text back in ~30 seconds.

Transcribe yours →

AI summary

Shawn Achor challenges the perception of stress as harmful, revealing that how we think about stress can significantly impact our health and well-being.

Key insights

  • Stress is often viewed negatively, but believing it is harmful can increase health risks.
  • A study showed that individuals who view stress positively have lower mortality rates.
  • Reframing stress responses can lead to healthier physiological outcomes.
  • Oxytocin, a hormone released during stress, promotes social connection and can mitigate stress effects.
  • Helping others can reduce the negative health impacts of stress, leading to resilience.

Summary generated by AI from the transcript below. May contain minor inaccuracies.

Transcript

00:00Translator: Ardita Gjeçi Reviewer: Helena Bedalli

00:12Dua t'iu rrëfej diçka

00:16por së pari, dua që ju

00:19të më rrëfeni diçka të vockël.

00:23Vitin e kaluar, dua që të ngrini vetëm dorën

00:26nëse keni përjetuar relativisht pak stres.

00:29Ndonjëri?

00:32Po një sasi të moderuar stresi?

00:35Kush ka përjetuar shumë stres?

00:38Po! Edhe une.

00:40Por, nuk është ky rrëfimi im.

00:43Rrëfimi im është ky: Unë jam një psikologe shëndeti

00:46dhe misioni im është të ndihmoj njerëzit që të jenë më të lumtur e të shëndetshëm.

00:51Por kam frike se diçka që kam mësuar

00:54për 10 vitet e fundit po bën më shumë dem se sa mirë,

00:59dhe kjo ka të bëjë me stresin.

01:01Për vite me radhe u kam thëne njerëzve që stresi ju sëmur.

01:04Rrit rrezikun e çdo gjëje nga një ftohje e zakonshme

01:07deri te sëmundjet kardiovaskulare.

01:09Praktikisht, e kam kthyer stresin në një armik.

01:14Por kam ndryshuar mendim rreth stresit,

01:17dhe sot, dua te ndryshoj tuajin.

01:21Po ia nis me studimin që më bëri të rimendoj

01:23të gjithë qasjen time ndaj stresit.

01:25Ky studim ndoqi 30.000 te rritur ne SHBA

01:29për tetë vjete, dhe ata filluan të pyetnin njerezit,

01:33"Sa stres keni përjetuar në vitin e fundit?"

01:36Ata pyetën gjithashtu, "A besoni

01:40se stresi është i dëmshëm për shëndetin tuaj?"

01:44E më pas ata përdorën regjistrimet publike të vdekjeve

01:46për të gjetur kush kishte vdekur.

01:48(E qeshur)

01:49Ok. Disa lajme të këqija si fillim.

01:53Njerëzit që kishin përjetuar shumë stres vitin e shkuar

01:56kishin 43% më shumë rrezik për vdekje.

02:00Por kjo qëndronte e vërtetë vetëm për njerëzit

02:04të cilët besonin se stresi ishte i dëmshëm për shëndetin.

02:08(E qeshur)

02:10Njerëzit të cilët përjetuan shumë stres

02:13por nuk e shihnin stresin si të dëmshëm

02:15nuk kishim më shumë gjasa për të vdekur.

02:16Në fakt, ata kishin rrezikun më të vogël të vdekjes

02:20se çdo kush në studim, përfshirë njerëzit

02:22që kishin relativisht pak stres.

02:24Tashmë kërkuesit po vlerësonin që gjatë tetë viteve

02:27qe po ndiqnin vdekjet,

02:28182,000 Amerikane vdiqën para-kohe

02:32jo nga stresi, por nga besimi

02:34se stresi është i dëmshëm për ju. (E qeshur).

02:38Kjo do të thotë mbi 20,000 vdekje në vit.

02:41Tani, nëse kjo llogaritje është e saktë

02:44kjo do ta bënte besimin se stresi është i keq për ju

02:46shkakun e 15te më të madh të vdekjes

02:49ne SHBA vitin e kaluar,

02:51duke vrare më shumë njerëz se kanceri i lekurës,

02:52HIV/AIDS dhe vetëvrasja.

02:56(E qeshur)

02:59Ju mund të kuptoni pse ky studim më tmerroi.

03:02Ja tek kam shpenzuar shume energji duke u thëne njerëzve

03:05se stresi është i keq për shëndetin tuaj.

03:08Ndaj ky studim më bëri të mendoj:

03:10A mundet që ndryshimi i mënyrës se si mendojmë rreth stresit

03:13t'ju bëjë më të shëndetshëm? Këtu, shkenca thote po.

03:16Kur ju ndryshoni mendjen tuaj rreth stresit,

03:18ju mund të ndryshoni përgjigjen e trupit tuaj nga stresit.

03:22Tani për të shpjeguar se si ndodh kjo,

03:24dua që ju të gjithë të pretendoni se jeni pjesëmarres

03:27në një studim të formuluar për t'ju stresuar.

03:29Quhet Testi i Stresit Social.

03:32Ju vini në laborator,

03:34dhe u thuhet që duhet të jepni një

03:37fjalim të improvizuar 5 minutësh mbi dobësitë personale

03:41para një komisioni më ekspertë vlerësues të ulur përballe jush,

03:44e për t'u siguruar që ju e ndjeni presionin,

03:46ka drita të shndritshme dhe nje kamera në fytyren tuaj,

03:49diçka e tillë.

03:52Dhe, vlerësuesit janë trajnuar

03:55t'u japin feedback dekurajues dhe jo-verbal të tillë.

04:05(E qeshur)

04:08Tanimë që jeni të demoralizuar mjaftueshem

04:11është momenti për pjesën e dytë: testi i matematikes.

04:14Dhe pa dijeninë tuaj,

04:16eksperimentuesi është trajnuar t'ju ngacmoje gjatë tij.

04:20Tani do t'a bëjmë këtë të gjithë bashkë.

04:22Do të jetë gallatë.

04:24Për mua.

04:25Ok. Dua që të gjithë ju të numëroni mbrapsht

04:30nga 996 duke hequr nga shtatë.

04:33Do ta bëni këtë me zë të lartë

04:34sa me shpejt qe te mundeni, duke filluar nga 996.

04:38Fillo!

04:39Publiku: (Duke numëruar)

04:41Më shpejt! Më shpejt ju lutem.

04:43Jeni shumë avash.

04:45Stop. Stop, stop, stop.

04:48Ai djali aty bëri një gabim.

04:49Do të fillojmë nga fillmi të gjithën përsëri. (E qeshur)

04:52Ju s'jeni shumë të zotët në këtë, apo jo?

04:54Ok, pra e kuptuat idene.

04:56Tani, nëse do të ishit realisht në këtë studim,

04:58ka shumë mundësi qe do të ishit paska të stresuar.

05:00Zemra juaj mund të ishte duke rrahur,

05:01mund të kishit frymëmarrje më të shpejtë, mbase edhe të djerësitnit.

05:05E normalisht, ne i interpretojmë këto ndryshime fizike

05:08si ankth

05:09ose shenja që ne nuk po e përballojme fort mirë presionin.

05:12Po sikur ti shikonit ato në të kundert,

05:14si shenja që trupi juaj është energjizuar,

05:17po ju përgatit që ju të kalonit këtë sfide?

05:20Kjo ishte pikërisht çfarë ju tha pjesëmarrësve në

05:23studimin e kryer nga Universiteti i Harvard.

05:26Para së të kalonin nëpër testin e stresit social,

05:29ata mësuan të rimendojne përgjigjet e stresit si ndihmesë.

05:32Ajo rrahje zemre po ju pergatit për aksion.

05:36Nëse keni frymëmarrje të shpejtë, s'ka problem.

05:38Po dërgon më shumë oksigjen në trurin tuaj.

05:41Dhe pjesëmarresit u mësuan të shikojnë përgjigjen e stresit

05:44si ndihmesë për përformancen e tyre,

05:46mirë, ata ishin më pak të stresuar,

05:48më pak të shqetësuar, më të sigurtë

05:50por gjetja më magjepsëse për mua

05:52ishte se si pergjigja fizike ndaj stresit ndryshoi.

05:55Tani, në një përgjigje tipike mdaj stresit,

05:57shkalla e rrahjeve të zemrës rritet,

05:59dhe enët e gjakut ngushtohen si kjo.

06:03Dhe kjo është nje nga arsyet që stresi kronik

06:06është nganjëhere i lidhur me sëmundjen kardiovaskulare.

06:09Nuk është aspak e shëndetshme të jesh në këtë gjendje gjatë gjithë kohës.

06:13Por në studim, kur pjesëmarrësit panë

06:15përgjigjen e stresit të tyre si ndihmesë,

06:17enet e tyre të gjakut mbetën të çliruara si këtu.

06:21Zemra e tyre po rrihte,

06:22por ky është një profil kardiovaskular shumë më i shëndetshëm.

06:25Faktikisht, ngjan shumë me çka ndodh

06:28në momente gëzimi dhe kurajoje.

06:33Pas një jete me eksperienca stresuese

06:35ky ndryshim biologjik i vetem

06:39mund të jetë ndryshimi

06:40ndërmjet atakut të zemres prej stresit në moshën 50 vjeçare

06:43dhe jetesës së mirë deri në të 90-tat tuaja.

06:46Dhe kjo është çka shkenca e re mbi stresin zbulon,

06:49që mënyra se si ju mendoni rreth stresit është e rendesishme.

06:52Pra, qellimi im si psikologe shëndeti ka ndryshuar.

06:56Unë nuk dua më që të heq stresin tuaj.

06:58Dua t'iu bëj më të zotët në stres.

07:01Dhe na duhet vetem pak ndërhyrje.

07:03Nëse keni ngritur doren dhe thoni

07:05që keni patur shume stres vitin e kaluar,

07:07ne mund t'u kishim shpëtuar jeten,

07:09sepse me shpresë herën tjeter që

07:10zemra juaj do të rrahë prej stresit

07:12ju do të kujtoni këtë fjalim

07:14dhe do të mendoni me veten tuaj,

07:16ky është trupi im që më ndihmon të ngrihem ndaj kësaj sfide.

07:22Dhe kur e shikoni stresin në këtë mënyre,

07:24trupi juaj ju beson,

07:26dhe përgjigja juaj ndaj stresit bëhet me e shëndetshme.

07:30Pra, unë thashë që kam mbi një dekadë që e demonizoj stresin

07:34për të shpenguar veten time prej tij,

07:36ndaj do te bejme nje nderhyrje tjeter.

07:38Dua t'u tregoj një nga aspektet më pak

07:40të vlerësuara të përgjigjes së stresit,

07:43dhe idea është:

07:46Stresi ju bën sociale.

07:49Për të kuptuar këtë anë të stresit,

07:50ne duhet të flasim për nje hormon, oxytocinen,

07:53dhe e di oxytocina ka popullaritet tashmë

07:56aq shumë sa çmund te kete një hormon.

07:58Ka edhe nofken e vet të lezetshme, hormoni i përqafimit,

08:02sepse clirohet kur ju përqafoni dike.

08:04Por kjo është vetem një pjesë e vogël e asaj qe përfshin oxytocina.

08:09Oxytocina është një neuro-hormon.

08:11Rregullon instiktet sociale të trurit tuaj.

08:15Ju shtyn të bëni gjëra

08:17që përforcojnë lidhjet e ngushta.

08:21Oxytocina bën që ju të dëshironi kontakt fizik

08:24me miqtë dhe familjen tuaj.

08:26Nxit empatinë tuaj.

08:27Ju bën edhe më të disponueshem për të ndihmuar e mbështetur

08:30njerëzit për të cilet interesoheni.

08:33Disa njerëz kanë sugjeruar edhe

08:35që ne duhet të shfrytezojne oxytocinen

08:38për t'u bërë më shumë të dhemshur dhe të kujdesshem.

08:43Por kjo është çka pjesa me e madhe e njerezve nuk kuptojne

08:45rreth oxytocines.

08:48Eshtë një hormon stresi.

08:51Gjendra juaj e hipofizes e pompon këtë

08:54si pjesë e përgjigjes ndaj stresit.

08:55Eshtë po aq pjesë e përgjigjes ndaj stresit

08:58sa ç'është adrenalina që bën të rrahë zemren tuaj.

09:02Dhe kur oxytocina çlirohet në pergjigjen e stresit,

09:04ju motivon qe te kerkoni mbeshtetje.

09:08Përgjigja juaj biologjike e stresit

09:10po ju nxit që t'i thoni dikujt se si ndiheni

09:13në vend që të mbylleni përbrenda.

09:16Përgjigja e stresit tuaj dëshiron të sigurohet që ju e vini re

09:19kur dikush tjetër në jetën tuaj po mundohet

09:21në mënyrë që ju të mbështetni njëri tjetrin.

09:24Kur jeta juaj është e vështire, përgjigja e stresit tuaj do që ju

09:28të rrethoheni nga njerëz që interesohen për ju.

09:33OK, si mundet të njohurit e kësaj anë të stresit

09:35t'a bëje jeten tuaj më të shëndetshme?

09:37Atëhere, oxytocina nuk vepron vetëm në trurin tuaj.

09:40Vepron gjithashtu në trupin tuaj,

09:42dhe një nga rolet kryesore në trupin tuaj

09:44është të mbrojë sistemin kardiovaskular

09:47nga efektet e stresit.

09:49Eshtë një anti-inflamator natyral.

09:52Gjithashtu ndihmon enët e gjakut të mbeten të relaksuara gjatë stresit.

09:55Por, efekti im i preferuar në trup është ai në zemër.

09:59Zemra juaj ka receptorë për këtë hormon,

10:03dhe oxytocina ndihmon qelizat e zemres te rigjenerojne

10:06dhe të shërojnë çdo dëm të shkaktuar nga stresi.

10:10Ky hormon stresi forcon zemrën tuaj,

10:15dhe gjëja interesante është se të gjitha këto përfitime fizike

10:18të oxytocines janë të përmirësuara nga kontakti social

10:22dhe nga mbështetja sociale,

10:23ndaj kur ju kontaktoni të tjeret nën stres,

10:26si për të kërkuar mbështetje apo për të ndihmuar dikënd tjeter

10:30you çlironi më shumë nga ky hormon,

10:32përgjigja e stresit tuaj bëhet më e shëndetshme,

10:34dhe ju praktikisht shëroheni më shpejt nga stresi.

10:37Mua më duket e mrekullueshme,

10:39që përgjigja e stresit ka një sistem të përbrendshëm

10:43për rezistencë ndaj stresit,

10:46dhe që mekanizmi është lidhja njerëzore.

10:50Dua të përfundoj duke ju treguar nje studim tjetër.

10:54Dhe dëgjoni me kujdes, pasi ky studim mundet gjithashtu, të shpëtojë jetë.

10:58Ky studim ndoqi 1,000 madhorë ne SHBA,

11:01dhe ata klasifikoheshin në moshë prej 34 në 93,

11:06e ata filluan studimin duke pyetur,

11:08"Sa stres keni përjetuar në vitin e fundit?"

11:12Gjithashtu pyeten, "Sa kohë keni shpenzuar duke

11:16ndihmuar miqtë, komshinjtë,

11:19njerezit në komunitetin tuaj?"

11:22E më pas ata përdorin regjistrimet publike për pesë vitet në vijim

11:24për të gjetur kush kishte vdekur.

11:27OK, pra lajmet e këqija fillimisht:

11:30Për çdo eksperiencë madhore stresuese në jetë

11:33si vështiresitë financiare apo krizat familjare,

11:36që rriste rrezikun e vdekjes me 30 perqind.

11:40Por - dhe imagjinoj po pritnit një por tashmë -

11:44por kjo s'është e vërtetë për të gjithë.

11:46Njerëzit që shpenzojnë kohë duke u kujdesur për të tjerët

11:50nuk shfaqin absolutisht rritje në stresin e lidhur me vdekjen. Zero.

11:56Të kujdesesh krijon ripërtëritje.

12:00Dhe kështu në shohim edhe një herë

12:01që efektet e dëmshme të stresit në shëndetin tuaj

12:04janë të pashmangshme.

12:06Mënyra se si mendoni dhe veproni

12:09mund të transformojë eksperiencen tuaj të stresit.

12:12Kur ju zgjidhni të shikoni përgjigjen tuaj të stresit

12:15si ndihmesë,

12:17ju krijoni një biologji të guximit.

12:22Dhe kur ju zgjidhni të lidheni me të tjerë nën stres,

12:25ju mund të krijoni ripërtërim.

12:29Tani, nuk do të kërkoja domosdoshmërisht

12:32eksperienca më stresuese në jeten time,

12:35por shkenca më ka dhënë

12:37një qasje komplet të re për stresin.

12:41Stresi na lejon te hyjme në zemrat tona.

12:45Zemra e dhembshur që gjen gëzim dhe kuptim

12:49në lidhjet me të tjerët,

12:51dhe po, rrahja e zemrës tuaj fizike,

12:54që punon kaq fort për t'iu dhënë forcë dhe energji,

12:59dhe kur ju zgjidhni ta shihni stresin në ketë mënyre,

13:03jo vetem ju për përmirësoheni në stres,

13:05ju po bëni faktikisht një deklaratë shumë të thellë.

13:09Ju po thoni që besoni në vetvete

13:12per te perballuar sfidat e jetes

13:15dhe ju po mbani mend qe

13:18s'keni pse ti përballni ato vetëm.

13:21Faleminderit.

13:22(Duarttrokitje)

13:32Chris Andreson: Kjo që po na tregon është diçka e mrekullueshme.

13:34Më duket e mrekullueshme se si një besin mbi stresin

13:39mund të bëjë kaq shumë diferencë në pritshmëritë e jetës së dikujt.

13:43Si mund të shtrihet kjo në një këshillë,

13:45dmth, nëse dikush po bën një zgjedhje për stilin e jetës,

13:47lë të themi, ndërmjet një pune stresuese e jo stresuese,

13:51a ka rëndësi në cilin drejtim shkojnë ata?

13:54A është njësoj e mençur të shkosh pas një punë stresuese

13:57për aq kohë sa ju besoni se mund t'a përballoni atë, në një farë sensi?

14:00Kelly McGonigal: Po, diçka që dimë me siguri

14:01është se të ndjekësh kuptimin është më mirë për shëndetin tuaj

14:04se sa të provosh të evitosh shqetësimin.

14:06E do të thoja që kjo është mënyra më e mirë për të marrë vendime

14:09është të shkoni pas asaj çka përbën kuptim në jetën tuaj

14:11e më pas besojini vetevetes në përballimin e stresit që ndjek.

14:15CA: Shumë faleminderit, Kelly. Ishte shumë bukur. KM: Faleminderit.

14:17(Duarttrokitje)

This transcript was made the same way Mictoo can transcribe yours.

Drop any audio or video file (MP3, MP4, M4A, WAV, OGG, WebM, FLAC — up to 25 MB), get text back in ~30 seconds. Free, no signup, with AI summary included.

Transcribe your own video →

More transcripts

Transcript generated from the original YouTube video. Captions courtesy of YouTube/the original creator.